MENU
klinika

Champions League

Barça fiton pa Messin, Napoli ndal PSG-në

24.10.2018 - 22:58

Inter nuk i bën dot ballë Barcelonës në “Camp Nou”. Katalanasit kanë fituar me dy gola në shtëpi. Napoli ndal PSG në Paris 2-2, Liverpool nuk fal në shtëpi Crvena Zvezdan 4-0, ndërsa Dortmund mposht Atleticon e Madridit 4-0 dhe merr kreun në grupin përkatës.

GRUPI A

Pasi ka përfunduar më parë në barazim 1-1 Club Brugge-Monaco, Dortmund dhe Atletico Madrid luanin për vendin e parë në grup dhe gjermanët e kanë siguruar atë falë fitores bindëse 4-0, me gol të shënuar nga Witsel në minutën e 38-të, Guerreiros në 73’ dhe Sanchos në 83’ dhe sërish Guerreiro në 89’. Konfirmohet kështu forma e mirë e Dortmund.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI B

Edhe në këtë grup asnjë rrezik nga poshtë, pasi PSV-Tottenham e mbyllën në barazim 2-2 dhe Barcelona me Interin luanin për kreun, që tashmë e ka marrë gjiganti spanjoll, falë golit të Rafinhas në minutën e 32-të dhe Jordi Alba-s në 83’. Vendasit fitojnë edhe pa Messin, por gjithsesi, mungesa e tij është ndjerë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI C

Në këtë grup ndodhi surpriza e vetme e mbrëmjes, teksa Napoli ka ndalur PSG-në brenda në Paris. Insigne në minutën e 29-të kalon miqtë italianë në avantazh. Në pjesën e dytë, Rui shënon në portën e tij dhe sfida shkon në 1-1. Por Mertens surprizon sërish vendasit dhe sfida shkon në 1-2. PSG shmang humbjen në fund me gol të Di Marias.

Ka përfituar Liverpool, që nuk e ka diskutuar fitoren me serbët e Crvena Zvezdas, duke i mposhtur 4-0. Firmino dhe Salah shënuan në pjesën e parë, me këtë të fundit të shërbyer nga Shaqiri. Në të dytën penalltia e Salah dhe goli i Mane (humbi edhe një penallti) vulosën gjithcka.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI D

Porto konfirmohet forcë e parë në këtë grup pas fitores 3-1 në Moskë ndaj Lokomotivës. Portugezët marrin kreun me 7 pikë, që lënë pas Schalken me 5, teksa ndau një barazim 0-0 në Stamboll me Galatasaray. Megjithatë, ky grup mbetet i hapur në 3 ndeshjet e tjera.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN