MENU
klinika

1947

Ja kush kërkoi që të mos ekzekutoheshin deputetët shqiptarë!

11.12.2019 - 07:20

Parlamenti i Shqipërisë gjatë një seance të jashtëzakonshme përkujtoi ditën e djeshme 70-vjetorin e ekzekutimit të deputetëve opozitarë gjatë kohës së regjimit komunist.

Ndërsa ditën e sotme ka dalë në dritë një dokument i Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë që kërkonte faljen e tyre, por që nuk është marrë në konsideratë nga presidiumi.

Letra e publikuar nga ish-kreu i arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, mban firmën e Mehmet Shehut.

  • Postimi:

Presidiumi dhe Ministria e Mbrojtjes

Para se Presidiumi i Kuvendit Popullor të nënshkruante aktin e fundit që lejonte ekzekutimin me vdekje të procesit të parë ndaj deputetëve, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare jepte mendimin e saj që në këto raste ishte përfundimtare.

Bashkëlidhur është letra përkatëse e datës 9 tetor 1947.

Po atë ditë nën urdhrat e ministrisë, Presidiumi vendosi refuzimin e faljes së jetës dhe vendimi u ekzekutua të nesërmen.