MENU
klinika

Përgjigjet urologu

Kam dhimbje gjatë urinimit dhe djegie, çfarë mund të jetë?

28.12.2019 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam dhimbje gjatë urinimit, djegie dhe urinoj shpesh. Pse ndodh?

Përgjigjet urologu: Nga simptomat që  më keni dërguar mund të them që janë infeksione urinare. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar. Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Prandaj ju sugjeroj një vizitë më të specializuar për problemin që keni.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim