MENU
klinika

“Minerva Cardioangiologica”

Kardio-kirurgu shqiptar pjesë e revistës prestigjoze italiane

17.12.2019 - 17:41

Kardio-kirurgu Edvin Prifti është anëtarësuar ditën e sotme si pjesë e Bordit Editorial në një prej revistave shkencor më prestigjoze italiane “Minerva Cardioangiologica”.

Në fjalën e tij kardo-kirurgu shprehet se kjo është një nga arritjet e tij më të mëdha duke treguar kështu se ‘ efekti pro shqiptare në një vend si Italia është prezent duke u hasur tashmë në një habitat totalisht të kundërt me atë që doktori, por jo vetëm është hasur 25 vite më parë.

Në mbyllje të fjalës së tij mjeku ka një lutje për të gjithë kolegët, duke i ftuar ata të japin kontributin  e tyre duke gjetur kështu prej tij gjithe mbështetjen.

Një kënaqësi e veçantë përpara këtyre festave një lajm i cili sapo mu bë i ditur nga një prej revistave shkencore më të rëndësishme italiane dhe europiane dhe pikërisht MINERVA CARDIOANGIOLOGICA e themeluar në vitin 1953 ne Itali, e cila më nderon mua dhe vendin tim duke më bërë anëtar të Bordit te saj editorial sëbashku me shumë eminenca italiane në fushën e sëmundjeve kardiovaskolare.

Për mua është hera e parë që një revistë shkencore italiane më propozoi dhe më pas më anëtarësoi në Bordin e saj Editorial, që është edhe pjesa më e rëndësishme e një reviste shkencore. Pavarësisht prezencës sime në shumë Borde Editoriale dhe revizionuese në revistat ndërkombetare dhe amerikane, për mua ishte një kënaqësi e veçant që kjo ndodhi edhe në vendin ku më mesoi profesionin dhe jo vetëm. Ky është një tregues që ndjenja pro shqiptare në një vend si Italia është prezente dhe tashmë është totalisht e kundërta e asaj që ne u ndeshëm 25 vjet më parë.

Mbase është një tregues sado i vogël që fryma raciste, antidemokratike dhe aspak tolerante që fiton votat me shumicë në vende si Anglia dhe US, do ta ketë jetën shumë të shkurtër dhe personazhe sikur “bardhoshet albine” nuk janë domosdoshmerisht më të zgjuarit dhe me superioret në këtë planet që na takon të gjithëve, dhe shpejt do të zëvendësohen nga De Gaulet, Adenauret dhe De Gasper të rinj të cilet do të mund te shpalosin një të ardhme shumë më të mirë për kontinentin tonë. Do t’ju lutesha të gjithë kolegëve të mi të cilet mund të japin kontributin e tyre shkencor në këtë revistë që të iniciojnë procesin dhe do gjejnë tek mua mbështetjen maksimale.”

Pak informacion për Profsorin Edvin Prifti

  • Universiteti i Tiranës, Shkolla Mjekësore, (MD, 1995), Shkalla Mjekësore Italiane (njohje e kufizuar) (1995)
  • Universiteti i Tiranës, Rezidenca e Kirurgjisë së Përgjithshme (1994-1996)
  • Rezidenca Kardiotoracike e Universitetit të Sienës (1996-1998)
  • Universiteti i Romës La Sapienza, Rezidenca Kardiotoracike (1998-2001)
  • Master në Kirurgjinë Kardiake Pediatrike, Spitali Massa-Qendra Kombëtare e Kërkimit Italian (2000-2001)
  • Shkalla e plotë italiane dhe licencimi mjekësor (2002)
  • Universiteti i La Sapienza, Romë, (PhD 2001-2005)
  • Ansmimi Hans Borst, Shoqata Evropiane e Kirurgjisë Kardiothoracic (2001)
  • Ontmimi Fontan, Shoqata Evropiane e Kirurgjisë Kardiothoracic (2002)
  • Kirurg Kardiak, Spitali San Camillo, Romë, Itali (2001-2003)
  • Bursë për qelizat burimore kardiake njerëzore, Fondacioni Pasteur-Cenci-Bolognetti, (janar 2003-2004)
  • Shoqëria Udhëtuese e Graham Memorial, (Aëard, Shoqata Amerikane e Kirurgjisë torakale) (2003)
  • Bursa Klinike, Spitali Sunnybrook & Coll Coll Ëomen, Universiteti i Torontos (2003-2005)
  • PhD, Universiteti i La Sapienza (2006)
  • Ligjërues, Shkolla Mjekësore, Universiteti i Tiranës (2008-aktual)
  • Shefi i Departamentit të Kirurgjisë Kardiake, Universiteti i Tiranës (2011-aktual)
  • Profesor i Asociuar, Universiteti Mjekësor i Tiranës, Shqipëri (2013)
  • Profesor, Universiteti Mjekësor i Tiranës, Shqipëri (2016)