MENU
klinika

"The New York Times"

“KE konferencë donatorësh për Shqipërinë”

14.12.2019 - 19:55

“Komisioni Europian njoftoi sot se vendet anëtare kanë rënë dakord të zhvillojnë në janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit”– shkruan sot gazeta amerikane “The New York Times”.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për “periudhën e gjatë të rindërtimit”.

Tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter la më shumë se 13 000 të pastrehë dhe dëmtoi më shumë se 14 000 ndërtesa. Një numër inxhinierësh ndërtimi janë duke përcaktuar ndërtesat ku mund të banohet ende.

Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020. Qeveria ka dhënë deri tani 13 miliardë lekë për këtë proces.

Gjithashtu sot, prokurorët dhe policia në qytetin e Durrësit thanë se kishin arrestuar nëntë persona me dyshimin për ndërtime të paligjshme dhe abuzim me detyrës.

Cilësia e dobët e ndërtimeve besohet të jetë arsyeja pse shembja e ndërtesave shkaktoi 23 viktima në qytetin e Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"BE në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit"

Soreca: Mirëpresim konferencën e donatorëve


"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!