MENU
klinika

"U kërkova të bëhet brenda janarit"

Rama: Mora konfirmimin për konferencën e donatorëve nga BE

04.12.2019 - 20:06

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali i ftuar në ‘Porta a Porta’, në panelin e organizuar nga Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.

Ai ka deklaruar se është marrë konfirmimi që do të bëhet konferenca e donatorëve nga vendet e BE-së, teksa shtoi se nuk ka një datë, apo ai u ka kërkuar që të bëhet brenda muajit janar.

kolana e librave

“Komisonini Europian dha 15 mln e parë, nga portofoli i Komisionarit të zëvendësuar Hahn. Gjëja më e rëndësishme është që konfirmohet konferenca e donatorëve, mundësia për të bërë një kontribut përtej BE-së,e njëjta gjë që do të bëjë Macron.

Datën nuk di ta them, por unë u thashë që duhet patjetër të bëhet brenda janarit”- tha Rama.