Greqia ka qenë solidare me Shqipërinë në këto ditë të vështira pas tërmetit. Vende të ndryshme nga Europa dhe Ballkani, po ashtu edhe klube futbolli të solidarizohen me vendin tonë. Rasti i fundit është ai i klubit të OFI Kretë.
Lojtarët e këtij klubi kanë mbledhur ndihma, konkretisht ushqime të cilat do të dërgohen në zonat më të prekura të tërmetit për familjet më në nevojë.
Lajmin për mbledhjen e ndihmave e ka shpërndarë vetë klubi grek nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale. Ndërkohë, në Greqi ka pasur edhe forma të tjera të solidaritetit.
Disa tifozëri kanë shpalosur në stadiume me anë të banderolave mbështetjen e tyre drejt popullit shqiptar në këtë momente të vështirë pas tragjedisë natyrore.