MENU
klinika

Rama takon Erdoganin në Stamboll

Konferenca e investitorëve myslimanë

08.12.2019 - 09:36

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme në Turqi me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, i cili ka publikuar në “Facebook” një video, që tregon momentin e takimit me Erdogan.

Ky takim vjen pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që gjunjëzoi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Menjëherë pas tërmetit tragjik, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ishte ndër të parët që u solidarizua me popullin shqiptar, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit.

 “Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman”, deklaroi Rama dy ditë më parë.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mëshira e Allahut të jetë mbi viktimat"

Erdogan për tërmetin: Bota islame të mbështesë Shqipërinë

Kordinohen veprimet me qeverinë shqiptare

Nuk vonon Erdogan, nis punën për ndërtimin e 500 banesave