Një episod i rrallë është regjistruar në ndeshjen e fundit të NBA mes Houston Rockets dhe San Antonio, përballje që u vendos pas kohës shtesë 133-135 për Spurs.
Por një kosh i çuditshëm i shënuar gjatë lojës, por që nuk u quajt, mund të përsërisë këtë takim. Një gabim teknik i gjyqtarëve në periodën e fundit mund të ndryshojë fatin e kësaj sfide.
Në shifrat 102-89 për Houston, James Harden rrëmben një top dhe niset drejt koshit kundërshtar, duke realizuar kosh me zhytje nga lart. Çuditërisht, topi hyn dhe del sërish sipër unazës, duke përfunduar jashtë.
Gjyqtarët vendosin për jo, por kanë gabuar, pasi topi ka hyrë dhe ka dalë nga poshtë rrjetës për t’u rrotulluar sërish. Një gabim i gjyqtarëve, që ka detyruar NBA-në të nisë verikimet.
Trajneri i Houston, Mike D’Antoni, për shkak të protestave, harroi të kërkonte rishikimin e pamjeve televizive, ndërkohë që kaluan 30 sekondat e kohës që kishte në dispozicion për ta bërë këtë gjë.