MENU
klinika

Struktura e re

Krimi dhe korrupsioni/ Nisin intervistat për kandidatët drejtues të SPAK

18.12.2019 - 10:35

Këshilli i Lartë i Prokurorisë sot po zhvillon intervistat me tre kandidatët që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit.

Intervistat me kandidatët po regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasin 30-45 minuta për secilin kandidat.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:

1. Altin Dumani 09:30
2. Arben Kraja 10:15
3. Edvin Kondili 11:00