MENU
klinika

“Një AMA si hetuesi dhe një AKEP si xhelat”

Kryemadhi: Paketa antishpifje, një këmbanë alarmi

16.12.2019 - 11:14

Një këmbanë alarmi e konsideroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paketën antishpifje e cila pritet të kalojë për miratim në parlament në seancën plenare të së enjtes.

Kryemadhi tha se me këtë ligj do të një AMA si një hetuesi dhe njëAKEP si xhelat.

Ndër të tjera Kryeministri tha se Rama po kërkon të shtyje gjendjen e jashtëzakonshme për të fituar kohë, qe të mos ketë një zgjidhje për krizën politike.

“Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqje figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe njëAKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit është e Rames ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj, e më pas do të sjellë censurën.

Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njeri-tjetrin.
Kemi të njëjtën situatë si më 1945 pas luftës së dytë botërore, ku nisën spastrimin e intelektualëve. Nuk është cudi të ndodhë sërsish pas censurës. Shqipëria pritet të marrë presidencën e OSBE dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë. Është një këmbanë alarmi, nuk presim reagim të madh nga parlamenti apo institucionet ndërkombëtare.” u shpreh Kryemadhi.

  • Fjala e plotë:

Në fakt mendoj që fjalën tona tashmë janë shumë të tepërta dhe do të doja që të mos ngeleshim thjesht në kuadrin e fjalëve, por të paktën ne si opozitë e bashkuar kemi marrë një qëndrim, një qëndrim dhe një vendim që për shumë opinionistë apo institucione ndërkombëtare apo dhe stabilokrat mund ta quajmë, kanë qenë vendime ekstreme, radikale që fillojnë që me djegien e mandateve apo dhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Pavarësisht që sot mendimet mund të jenë shumë të ndryshme për shkak të ndryshimi apo dhe të ndjesive që ka opinioni publik, por vetëm një veprim i tillë radikal i opozitës mund të bëntë që të nxirrte në pah imazhin e një autokrati të fshehur mbas figurinës të një liberali që mund të quajmë apo të një artisti ingocentrist që në fakt në vetvete në thelb të të gjithë kulturës së tij ka censurën ku nëpërmjet ligjit të sotëm, që do të kalojë mbas 2 ditësh në Parlament dhe nuk kam asnjë lloj iluzioni që mund të ketë ndonjë ndryshim gjatë rrugës.

Do të kemi një institucion “AMA”, e cila është kthyer në një hetuesi të sigurimit të shtetit dhe një “AKEP”, i cili do të jetë xhelati që do të ndëshkojë të gjithë ata që do të flasin atë që mendojnë.
Atë që tha dhe pak më parë zoti Dervishi për ligjin e të drejtës së informimit, i cili ka ardhur duke u tkurrur dhe në fakt në vend që të vijë të demokratizohet, vjen duke u tkurrur apo dhe më pas të gjithë ne është dhe ajo që tha dhe zoti Gjekmarkaj me lëvizjet popullore, të cilat në fakt janë të domosdoshme, por të mos harrojmë që kemi një shpopullim, pra strategjia e shpopullimit që zoti Rama ka ndjekur për të larguar shqiptarët bën që të largohen sa më shumë njerëz, të cilët drejt Gjermanisë apo drejt vendeve europiane. Nuk po ikin njerëzit më të pasur apo ata më të varfër, por në fakt po ikën klasa e mesme, ku përfshihen bizneset e vogla dhe të mesme, punonjësit e administratës publike, gazetarët, opinionistët dhe shumë të tjerë për shkak se kanë garancinë e shkollimit të fëmijëve të tyre, sigurinë, sistemin shëndetësor, etj. Më pas për atë kontingjent njerëzish që kanë ngelur dhe që ka ardhur duke u tkurrur, do të jetë censura mbyllja e gojës.

Në fakt të gjithë kemi konstatuar problematika që po shfaqen. Sot kemi një kryeministër që po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë dhe për të vazhduar në instalimin e atij sistemi autokrat që e kanë shumë vende të tjera, duke kërkuar të bëjë një kopje të shëmtuar.

Jo vetëm që jemi në krah të gazetarëve dhe sidomos gazetarëve të terrenit, por unë personalisht jam kundër atyre pronarëve të mediave që i kanë kthyer televizionet e tyre në qoka, të cilët përdorin gazetarët e terrenit si mbulesë për të vazhduar çdo lloj shërbimi ndaj qeverisë e ndaj një televizioni ERTV, kur në fakt ne të gjithë prodhojmë sinjale por asnjëherë nuk kemi ndaluar që media të tjera të vijnë dhe të jenë prezentë në të gjitha takimet tona. Ne duhet të ndajmë gazetarin e terrenit nga pronarët e mediave. Ne jemi koshientë dhe e dimë shumë mirë që pronarët e tyre që të mbajnë një media e kanë shumë të vështirë nga ana financiare, por nga ana tjetër që të mbyllësh dhe gojë e qytetarëve apo edhe gazetarëve të tjerë është edhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Pra kemi një kompleks problematikash të cilat nuk mund të ngelen thjesht në tryezën e partive politike të opozitës, por është një problematikë që kërkon përfshirjen e të gjithë shoqërisë shqiptare pa dallim bindjesh feje, krahine, ideje sepse ju kthyem një slogani shumë të vjetër që është i domosdoshëm, ku të gjithë të japim kontributin tonë, brenda organizatave të tyre politike, disa brenda lëvizjeve të tyre qofshin këto të shoqërisë civile, disa brenda mediave, disa brenda bizneseve të tyre dhe të tjerët kështu me radhë.

Ajo që dua të theksoj dhe ndjej të domosdoshme është solidariteti që duhet të kemi ne me njëri tjetrin. Problematikat janë shumë të mëdha, në pamje të jashtme janë të padukshme, por në thellësi dhe në brendësi të tyre impakti i tyre do të jetë shumë i vështirë sidomos në problemet sociale që do të ketë në të ardhmen dhe më pas duke vazhduar për çështjen e të drejtave të njeriut që për herë të parë pas 30 vitesh edhe pse kemi qenë në një periudhë tranzicioni, çështja e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore janë në diskutimin më të madh që kemi pasur ndonjëherë.

Mendoj që kemi një situatë të njëjtë me 1945, pas luftës së dytë botërore ku fillojnë edhe spastrimet politike edhe kundërshtarët politikë. Tashmë pasi kemi filluar mbylljen e gojës së media, mos u çudisni kur të fillojnë edhe spastrimet brenda vetë rrjedhës së tyre politike dhe familjes së tyre politike. Unë mendoj që është një këmbanë alarmi, është edhe ajo që thamë më parë, që e përmendën edhe kolegët më përpara nuk është se presim ndonjë reagim të madh qoftë nga parlamenti apo qoftë edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare.

Sot Shqipëria ka të drejtën e presidencës së OSBE-s dhe ajo që të bën përshtypje është guximi apo arroganca e kryeministrit shqiptar në këtë situatë me të vërtetë kaq problematike vazhdon dhe ecën përpara me metodën dhe mjeshtërinë e tij më të madhe mashtrimin dhe propagandën. Faleminderit.