MENU
klinika

Trashëgimia kulturore shqiptare

Kur niste themelimi i institucionit për ruajtjen e vlerave

19.12.2019 - 12:56

     Çelja e Institucionit të parë kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri, daton si sot, 54 vjet më parë. Instituti i Monumenteve të Kulturës u themelua në vitin 1965, koncpetuar mbi bazën e sektorit të Restaurimit të Grupit të Kulturës Materiale pranë Universitetit të Tiranës, që deri atëherë ishte i vetmi institucion që kishte nën përkujdesje dhe mirëmbajtje monumentet e kulturës.

Ky institut u themelua nga profesionistë të nivele të ndryshme evropiane si Gani Strazimiri, Emin Riza, Aleksandër Meksi, Selim Islami, Gjerak Karaiskaj, etj. etj.,

Ndër themeluesit kryesorë njihet Gani Starzimiri, emrin e të cilit e mban ky institute, prej disa vitesh.Pranë këtij nnstituti të rëndësishëm gjendet edhe biblioteka kërkimore-shkencore, po ashtu e krijuar që me ngritjen e institutit.

Kjo bibliotekë ruan në fondin e saj, më shumë se 10.000 tituj, që mbulojnë të gjitha subjektet e kërkimit shkencor, lidhur këto me mbrojtjen, ruajtjejn dhe konservimin e qendrave historike dhe monumenteve të arkitekturës popullore dhe atyre të artit, për Shqipërinë dhe me gjerë.

Biblioteka e Institutit të Monumenteve të Kulturës, shërben si njësia bazë për dhënien e informacionit të duhur bibliografik mbi produktin shkencor prodhuar në lidhje me problemet e Historisë dhe Artit në Shqipëri dhe me gjerë, problemet teoriko-metodike të restaurimit në përgjithësi dhe në veçanti, për restaurimin e monumenteve të ndryshme në vend.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit