MENU
klinika

Historia e trishtë e Erinës

Djali po zvarritej dhe tërhiqte këmbën e majtë

28.12.2019 - 12:31

E izoluar dhe e frikësuar, Erina hodhi në internet kërkimin e informacionit në lidhje me paralizën misterioze që kishte goditur djalin e saj 11-mujor Lusian.

Ajo nuk gjeti asnjë arsye bindësë. Asnjë arsye e qartë pse gjatë një fundjave në vitin 2012 djali i saj kaloi nga një vogëlush i lumtur aktiv në një lëvizje krejt të palëvizshme dhe mezi ishte në gjendje të merrte frymë.

“Jam ndjerë shumë e vetme,” tha Erina.

Kaloi një vit para se Erina të zbulonte se Lusiani kishte zhvilluar mielitinë të dobët akute  (AFM), një sëmundje misterioze e ngjashme poliomielitin .

Për të ndihmuar prindërit e tjerë që përballen me këtë diagnozë,ajo  krijoi një grup privat në Facebook në Janar 2015 të quajtur Prindërit e Fëmijëve me Sindromën Polio-Like / Myelitis Acid Flaccid. Anëtarësia e grupit është rritur në mënyrë të qëndrueshme. Ndërsa javën e kaluar, grupi në Facebook kishte më shumë se 600 anëtarë, tha Erina.

“Asnjëherë nuk kam dashur që një familje tjetër ta ketë atë ndjenjë dhe  thjesht të mos e dijë,” tha Erina. “Doli se është mjaft burim për familjet”.

AFM shkakton paralizë potencialisht të rrezikshme për jetën, pasi mund të ngadalësojë ose ndalojë frymëmarrjen. Ende nuk dihet ndonjë shkak, megjithëse mjekët e shëndetit publik dyshojnë se një ose më shumë viruse mund të shkaktojnë gjendjen. Erina, që ishte vet infermiere , ishte kthyer në shtëpi nga turni i natës në një mëngjes të Premten në 2012 kur pa se djali i saj po tërhiqte këmbën e majtë, ndërsa ai zvarritej. Ajo e çoi djalin në urgjencë , ku mjekët atje i thanë që djali kishte një infeksion në të ndenjura.

Gjatë fundjavës, dhimbja dhe paraliza e Lusianit u përkeqësua, pavarësisht vizitave të përsëritura mjekësore.

Kriza mbërriti të hënën në mëngjes. “Unë isha duke ecur pranë krevatit të tij dhe kam ndaluar sepse ai nuk po lëvizte kokën ose trupin e tij,” tha Erina. “Kur shkova atje, ai po më ndiqte vetëm me sy.Nuk po ngrinte krahët lart për mua. Ai nuk po përpiqej të ulej”. Pediatrja më tha të shkoja në spitalin më të afërt të fëmijëve sa më shpejt që të kishte mundësi. Gjatë rrugës, Lusiani ndërpreu frymën dy herë për disa sekonda dhe kërkoi oksigjen pas mbërritjes në spital. Djali  kaloi javë në spital, i ndjekur nga terapi fizike e gjerë. Sidoqoftë, Erina nuk e kishte idenë se çfarë i kishte ndodhur djalit të saj. Pastaj në vitin 2013, një shpërthim i vogël me 12 raste i AFM ndodhi në Kaliforni. “Unë e pashë atë të shfaqej në internet dhe e kuptova  menjëherë, këtë kishte djali im”, tha Erina . Një mjek më konfirmoi diagnozën.

femije
femije

“Shumica e fëmijëve nuk shërohen plotësisht,” tha mjeku. Erina e konsideron Lusianin me fat. Tani 7 vjeç, ai ka mbrojtëse në të dyja këmbët. Këmba e tij e majtë mbetet plotësisht e paralizuar, por këmba e tij e djathtë ka rigjetur rreth 85 përqind të funksionit të saj. “Unë gjithmonë e shikoj Lusianin si një rast shumë me fat,” tha Olivera.

Prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre mund të kenë AFM duhet të “besojnë zërin e tyre”, tha Erina. “Nëse zemra po ju thotë se nuk ndjeheni mirë, dhe mjeku vazhdon t’ju thotë se nuk është asgjë, shkoni në një spital tjetër , mos u mjafoni me aq”. Ajo u kërkon prindërve të fëmijëve të diagnostikuar me AFM që të bashkohen te grupi i saj në Facebook. “Le të ju ndihmojmë të vini gjërat në vend kur fëmija juaj të kthehet në shtëpi,” tha Erina. “Ne kemi shumë përvojë për të ndarë.”