Presidenti i Republikës hodhi sot shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2020, pas përfundimit të afatit të këshillit ekzistues që drejtohet nga Ardian Dvorani.
Procesi u zhvillua live dhe nën monitorimin e Avokatit të Popullit dhe Ambasadorëve.
Nuk ishin pjesë e shortit gjyqtari Besnik Muçi, gjyqtarët e Apelit të Durrësit Arben Vrioni dhe Arjan Balliu, si dhe gjyqtarët Aleks Nikolli dhe Skënder Damini.
Anëtarët e rinj të Këshillit të Drejtësisë
Nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën:
-Fiona Papajorgji, anëtarja e parë e zgjedhur me short;
-Vitore Tusha, anëtarja e dytë e zgjedhur me short;
-Marsida Xhaferllari, anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.
Nga Gjykata e Lartë:
-Zgjidhet automatikisht Ardian Dvorani, pasi ishte i vetmi kandidat;
-Zëvendësues nuk ka.
Nga Prokuroria e Përgjithshme ku ishin paraqitur 11 kandidatë u zgjodhën:
-Arta Marku-anëtare;
-Bilbil Mete -anëtari zëvendësues.
Nga Gjykatat e Apelit u zgjodhën:
-Miranda Andoni- anëtare e parë;
-Saida Dollani- anëtare e dytë;
-Nazmi Troka- anëtar zëvendësues.
Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit u zgjodhën:
-Ludovik Dodaj- anëtari i parë;
-Fatjona Memçaj -anëtare e dytë;
-Nezir Gjoka- anëtari zëvendësues.
Nga Gjykatat Administrative u zgjodh:
-Arjan Qafa-anëtar;
-Marjana Helshani-zëvendësuese.
Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në faqen zyrtare të Presidencës.