MENU
klinika

Detajet e Aktit Normativ

Kush përfiton dhe kush jo nga Programi i Rindërtimit?

18.12.2019 - 12:39

Programi i Rindërtimit synon që të pajisë me apartamente të reja të gjithë ata banorë që kanë humbur një ose më shumë anëtarë të familjes dhe kanë pësuar dëme në banesat e tyre dhe kanë mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, si dhe institucionet publike që kanë pësuar dëme në ndërtesat apo infrastrukturën publike në pronësi apo në administrim të tyre, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Ky program bën përfitues tregtarët dhe shoqëritë tregtare, të cilëve si pasojë e fatkeqësisë natyrore iu është dëmtuar ndërtesa ose çdo vend i ushtrimit të aktivitetit tregtar, në pronësi të tyre, në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Kjo përcaktohet në aktin normative për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore,të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kush nuk është përfitues?

Në aktin normativ përcaktohen edhe disa kategori që nuk përfitojnë nga programi i rindërtimit. Referuar aktit, nuk është subjekt përfitues individi ose familja që ka në pronësi ose posedim të ligjshëm, më shumë se një banesë, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, pavarësisht nëse banesa që është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore ka qenë vendbanimi I zakonshëm.

“Në rast se të gjitha banesat në pronësi ose në posedim janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, individi ose familja përfiton, sipas parashikimeve të këtij akti, vetëm për banesën që në datën e fatkeqësisë natyrore përdorej si vendbanim i zakonshëm.

Nëse pas përfitimit, sipas kësaj pike, banesa ose banesat e tjera të familjes përfshihen në planin e detyruar vendor, përfitimi i sipërfaqeve në ndërtimet e reja do të kryhet sipas parashikimeve të këtij akti”- përcaktohet në akt.

Gjithashtu nuk janë përfitues subjektet e së drejtës tregtare në fushën e ndërtimit për ndërtesat ose njësitë brenda një ndërtese në pronësi të tyre, që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, kur dëmi ka ardhur si rrjedhojë e gabimeve në projektimin apo ndërtimin e ndërtesës kryer prej vetë subjektit ndërtues që është njëkohësisht dhe pronar i objektit, përveç rastit kur zbatohet zhvillimi i detyruar vendor sipas parashikimeve të këtij akti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbledhja e jashtëzakonshme të qeverisë

Programi për rindërtim, nuk cënohet buxheti

Janë gati 20 milardë lek

Fatura e dëmeve të tërmetit