MENU
klinika

Teknologjia nuk njeh kufij!

Ky aplikacion do të ndihmojë ata që kanë probleme me dëgjimin

15.12.2019 - 20:30

Teknologjia nuk po njeh kufij as tek të rinjtë. Një grup nxënësish kanë fituar një kompeticion pasi kanë dizenjuar një aplikacion që regjistron mësimet për njerëzit që janë të shurdhër ose kanë probleme me dëgjimin.

Kjo shpikje është pjesë e një kompeticioni drejtuar nga Shërbimet Web të Amazon për të inkurajuar të rinjtë që të merren me teknologji. Aplikacioni do të quhet Connect Hearo.

“Aplikacioni lidhet me celularin e mësuesit, i cili ka një mikrofon dhe do të shfaqë atë çfarë mësuesi flet në kohë reale në celularin e studentit. Kështu që do të ndihmojë këta persona për të kuptuar mësimet”, u shpreh një prej nxënësve.

Tashmë i takon Amazon që ta bëjë realitet këtë aplikacion, i cili sapo të bëhet gati pritet të përdoret në shkolla

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”