MENU
klinika

...ose pushime si në ëndrra

Ky është Nju Jorku i festave të fundvitit!

29.12.2019 - 15:37

      Nëse keni planifikuar ta kaloni ndërrimin e viteve jashtë, Nju Jorku ju pret për të shijuar çokollatën e nxehtë dhe blerjet e çmendura për dhurata.

Mundet t’i hapni krahët në fluturim, në pistën e patinazhit nën hijen e rrokaqiejve, sikurse mund të vizitoni fshatin dimëror në “Bryant Park”.  Në fshatin e dimrit, do të gjeni dhjetëra dyqane. Aty mund të takoni personalisht edhe Babgjyshin, dhe t’i shprehni dëshirën për këtë vit: “Bryant Park” është vendi i duhur!

Ushqimet janë nga më të ndryshmet, por më të kërkuarat mbeten çokollata e nxehtë dhe mushti i mbuluar.

Sakaq, pista e patinazhit me sipërfaqe prej 17 mijë metrash katrorë, nën shkëlqimin e dritave është një prej vendeve më të bukura për t’iu gëzuar ditëve dhe atmosferës festive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prestigjiozja britanike e udhëtimeve

‘Shqipëria, kjo perlë ballkanike’