Skuadra e Laçit nuk ka gabuar në shtëpi. Ashtu si pritej, kurbinasit kanë fituar ndaj Flamurtarit, në shifrat 2-0. Një rezultat që i ngjit bardhezinjtë në vendin e katërt, por vetëm 3 pikë larg kreut.
Vendasit kanë dominuar në 45 minutat e para, madje kanë goditur edhe traversën, por nuk kanë arritur të shënojnë. Megjithatë, e dyta ishte krejt ndryshe.
Me të nisur fraksioni i dytë, Laçi gjen golin e avantazhit me Shehun. Kaq mjafton dhe kurbinasit luajnë me lirshëm dhe 10 minuta më pas ka penallti. Nuabueze tregohet i saktë dhe 2-0. Goli i 13-të për të, që kryeson në listën e shënuesve më të mirë.
Më pas ritmi ka rënë ndjeshëm, kjo edhe për faktin se miqtë pak kanë bërë për të realizuar. Në 83, Teko i jep goditjen e fundit Flamurtarit, teksa relaizon golin e tretë për të besuarit e Armando Cungut.
LAÇI – FLAMURTARI 3-0
48′ Shehu, 58′ Nuabueze, 82’ Teko
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu (Zaimi 87′), Lushkja, Teko (Turkaj 88′), Xhixha (Prenga 82′), Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Deliaj, Rrapaj (Haruni 64’), K.Nebihu, Ribaj, Hoxhaj (Balilaj 87′), Vatnikaj (Diamanti 76’). Trajner: Luan Birçe.
Kartonë të verdhë: Nebihu, Gocaj, Ribaj, Moçka