MENU
klinika

NBA

Lakers nuk njohin rivalë, përmbysje e Denver

16.12.2019 - 11:29

Edhe pse është shkëputur në krye të Konferencës së Perëndimit dhe vështirë t’i arrijë ndonjë rival, Los Angeles Lakers vijon marshimin e fitoreve në NBA këtë sezon.

Ekipi kalifornian fitoi 101-96 në transfertë ndaj Atlantas. Fitore e vështirë për Lakers, që edhe pse patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, nuk arritën të shkëputeshin.

James realizoi 32 pikë e 13 rebound, ndërsa Davis 27 pikë e 13 rebound, një dyshe magjike, që po bën diferencën në çdo ndeshje dhe jo më kot po dominojnë këtë vit.

Fiton edhe Denver, 111-105 ndaj New York, fitore me përmbysje e skuadrës së Nuggets. Nikola Jokic ishte më i miri në fushë për Denver, me 25 pikë e 10 rebound.

Vijon të zhgënjejë skuadra e Golden State, që u mund 100-79 në fushën e saj nga Sacramento (Bogdanovic 25 pikë), ndërsa Indiana fitoi 107-85 ndaj Charlotte (Holiday 23 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NBA, Harden magjik me 54 pikë

Bucks 17 fitore radhazi, nuk ndalen as Lakers