MENU
klinika

NBA, Harden magjik me 54 pikë

Bucks 17 fitore radhazi, nuk ndalen as Lakers

14.12.2019 - 12:26

Duket se kryesuesit e dy konferencave në NBA nuk kanë ndërmend të ndalen. Milwaukee Bucks regjistroi fitoren e 17 radhazi dhe të 23-tën në 26 ndeshjet e para sezonale, duke mposhtur 127-114 Memphis në fushën e këtij të fundit.

Sfida nisi mirë për Bucks, që fituan fraksionin e parë, por Grizzlies reaguan dhe përmbysën gjithçka në dy pjesët e radhës, duke dhënë idenë se do të ndalnin serinë e fitoreve të Milwaukee.

Megjithatë në fraksionin e fundit, të udhëhequr nga greku Antetokounmpo, miqtë dominuan tërësisht dhe fituan 19-37, duke përmbysur edhe rezultatin e përgjithshëm dhe marrë me meritë fitoren.

Vuan Los Angeles Lakers, por në fund ia del të triumfojë në transfertën ndaj Miami Heat 113-110, duke regjistruar kështu fitoren e 6 radhazi dhe të 23-tën sezonale.

Gjysma e parë e sfidës foli për vendasit, që vendosën një avantazh prej 9 pikësh, por fraksioni i tretë u dominua nga Lakers, të udhëhequr nga Anthony Davies dhe LeBron James me 61 pikë të shënuara së bashku.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Angeles, Clippers, që mposhti me rezultatin 117-124 Minnesota Timberwolves në transfertë. Paul George dhe Kawhi Leonard ishin protagonistë për Clippers, me 88 pikë, 16 rikuperime dhe 9 asiste të dy së bashku.

Houston Rockets mori fitoren e dytë radhazi, teksa triumfoi me rezultatin 107-130 në transfertën ndaj Orlando Magic, të udhëhequr nga një James Harden në formë të shkëlqyer, që arriti të shënojë 54 pikë, të rikuperojë 5 topa dhe të japë 7 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN