MENU
klinika

Ka gatuar trahana për Cristiano Ronaldo

Largohet Renato Mekolli, ja kush është shefi i ri i “Hell’s Kitchen”

05.12.2019 - 18:02

Ditën e sotme u njoftua papritur se në emisionin “Hell’s Kitchen” do të ketë ndryshime.

Renato Mekolli ka lënë emisionin në mes dhe tani dikush tjetër ka zënë vendin e tij.

Zëvendësuesi i tij do të jetë një kuzhinier që prej vitesh ka punuar në Greqi, Alsi Sinanaj. Tani i do të qëndrojë në krye të emisionit dhe jemi kuriozë të dimë çdo të ndodhë në kuzhinën e djallit.

Alsi nuk është emër i panjohur në Shqipëri. “Dosja.al” kujton se pak kohë më parë në mediat rozë u tha se kuzhinieri shqiptar teksa punonte në një restorant në Mikonos, ka takuar yllin e futbollit Cristiano Ronaldo dhe është miqësuar me të.

Ai i ka gatuar futbollistit një ushqim tradicional shqiptar, trahana.

 “Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania. Një ditë, vijon Alsi, i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete.”- ka treguar aso kohe Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit.