MENU
klinika

Premier League, Java 14

Leicester fiton në limite, ndalet United

01.12.2019 - 19:36

Në katër ndeshjet e sotme të Premier League janë regjistruar 3 barazime dhe 1 fitore. Pas Norwich-Arsenal 2-2 dhe Wolves-Sheffield 1-1, në dy ndeshjet e orës 17:30 pati një fitore dhe një barazim.

Manchester United-Aston Villa ka përfunduar në barazim 2-2, ndërsa Leicester-Everton 2-1. United ka kaluar në avantazh në pjesën e dytë, por nuk ka arritur dot ta mbajë.

Ndërsa Leicester City ka përmbysur në 45 minutat e dyta me Vardy dhe Iheanacho, me këtë të fundit që realizoi në sekondat e fundit.

Vendasit e Leicester kanë marrë 6 fitore radhazi dhe duket se janë rivalët e vetëm me Liverpool, teksa mbajnë vendin e dytë, 8 pikë pas kreut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN