MENU
klinika

Trajneri i Partizanit

Lerda: Derbi do përgatitje psikologjike

12.12.2019 - 13:20

Është trajneri i Partizanit i pari që flet për derbin e nesërm ndaj Tiranës. Franco Lerda u shpreh se në ndeshje të tilla, më e rëndësishme është përgatitja psikologjike, sepse janë ndeshje me presion dhe shtoi se nuk ka favorit në derbi.

Skuadra favorite? “Mendoj se nuk ka skuadra favorite. Skuadrat duhen përgatitur sa më mirë psikologjikisht në mënyrë që të përballojnë ndeshjen.”

Mungesat? “Skuadra e Partizanit ka një grup të pasur lojtarësh, sepse edhe kur kemi mungesa, nuk ka problem. Ata që do të aktivizohen janë përgatitur për ta përballuar mirë.”

Forma e Tiranës? “Ne duhet të përqendrohemi te skuadra jonë dhe ta përgatisim mirë. E rëndësishme është të përgatitemi siç dimë ne të përgatitemi. E kemi analizuar ndeshjen me Bylisin dhe ndaj Tiranës duhet të bëjmë maksimumin për ta kaluar këtë sfidë.”

Çinari dhe Asani? “Ne ndryshojmë shpesh dhe askush nuk do të sakrifikohet. Natyrisht që ne bëjmë ndryshime, por jo sakrifikime.”

Telushi, Broja dhe Mala? “Lojtarët që nuk kam në dispozicion, nuk i llogaris aspak. Janë zero për këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë të vështira për t’u përgatitur dhe kundër Tiranës duhet përgatitje psikologjike sepse ka publikun dhe mediat.”

Stadiumi i ri dhe premtim për tifozët?Do të luajmë në një stadium ndër më të mirët. Është ndeshje me spektakël dhe shpresoj të argëtohen të gjithë. Besoj se do të japin më të mirën të gjithë duke parë edhe atmosferën në stadium.

Kjo është një ndeshje ku duhet përgatitje. Nuk lexoj shumë gazeta, por duhet të japim maksimumin, sepse verdiktin e jep fusha. Janë 3 rezultate.

Derbi? “Sa i përket frazës nëse luhet apo fitohet, kjo është ndeshje që fitohet duke parë mbështetjen dhe besimin që tifozët kanë. Duhet të fitohet dhe për ta fituar duhet të zhvillojë një lojë perfekte. Shpresoj që Tirana të ringrihet në objektivat që ka, por jo nesër dhe mendoj se është prezente dhe do të luftojë deri në fund.”

Ndryshimi i trajnerit te Tirana?Është e vërtetë që kur ka ndryshim trajnerësh ka rezultate më të mira, sepse lojtarët mobilizohen më shumë. Ajo që di është se Egbo ka qenë prej vitesh pjesë e stafit dhe i njeh mirë pikat e forta të skuadrës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Partizani-Tirana në “Air Albania”

Derbi, çmimet e biletave dhe ku i gjeni

Premtimi i presidentit të Partizanit

“50% e të ardhurave nga derbi për fatkeqësinë”