MENU
klinika

Premtimi i presidentit të Partizanit

“50% e të ardhurave nga derbi për fatkeqësinë”

11.12.2019 - 21:34

Na ndajnë edhe 2 ditë nga derbi i kryeqytetit dhe natyrisht situata sa vjen e nxhehet. Ndërkohë, presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka zbuluar se si u arrit marrëveshja me Federatën për të luajtur derbin në stadiumin e ri “Air Albania”.

Gjithashtu, në intervistën për “Top Channel”, numri një i klubit të kuq ka pohuar se minimalisht 50% e të ardhurave nga kjo sfidë, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Demi foli edhe për kompleksin e ri të Partizanit, ku beson se në fund të janarit ekipi i tij do i luajë atje takimet, si edhe të kryejë stërvitjet. Ndërkohë që ka një thirrje për tifozëritë e të dy ekipeve.

STADIUMI I RI – “Ishte një marrëveshje që e kishim lënë mes Federatës dhe nesh. Ata na bënë propozimin e tyre, ne i bëmë propozimin tonë. U morëm vesh në fund. Është marrë drejtori me këtë punë, më shumë nuk di.

Di që minimumi 50% e të ardhurave do jetë për të ndihmuar të dëmtuarit e tërmetit. Këtë e kemi vendos ne klubi i Partizanit, në bashkëpunim me Federatën. Ka edhe Federata për të marrë të ardhura.”

DERBI – “Derbin e shoh si çdo ndeshje, si ndeshjen me Ballshin. E pres me kënaqësi, sepse derbi është derbi. Është herët për të folur për mbrojtjen e titullit kampion.

Kam besim, kemi ekip të mirë, me pak oshilacione. Ndoshta me një sistemim më të mirë të punëve të stafit teknik, kam besim se do ecim përpara.”

KOMPLEKSI I PARTIZANIT – “Që të jem korrekt, puna e kompleksit është më e rëndësishmja për mua. Por, siç e dinë të gjithë, unë vetëm një stemë i kam marrë Partizanit.

Kështu që, jemi në fund, dhe unë po merrem vetë direkt me këtë punë. Shpresoj të ecim mirë. Në fundin e janarit besoj t’i bëjmë ndeshje atje, por minimalisht të stërvitemi në akademinë tonë.”

THIRRJE PËR TIFOZËT – “U bëj thirrje që të tregojnë një edukatë të dyja tifozëritë, sepse do ketë shumë familjarë këtë herë. Jo vetëm për derbin, por edhe për kuriozitetin për të parë stadiumin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Partizani-Tirana në “Air Albania”

Derbi, çmimet e biletave dhe ku i gjeni