MENU
klinika

Çifti legjendar

Letërkëmbimi i Zhorzh Sand me Alfred de Musset

21.12.2019 - 20:32

Zhorzh Sand:

Mes drithërimash ju them se,
pikasa fort mirë herën e shkuar dëshirën e ethshme
që kishit të vallzoja. Nuk rresht së kujtuari
puthjen tuaj e do të doja të ishte
vërtetë prova e dashurisë për mua.
Jam gati t’ju shfaq ndjesnë time të çiltër, aspak
tinzare, e nëse ju në vegimin tuaj dëshironi
të më shihni t’ju shfaq pa dredhë,
shpirtin tim të zhveshur, jakë të piqemi,
të kuvendojmë dhe si një mike
do t’ju provoj që jam grua e sinqertë,
e gatshme t’ju dhuroj dashurinë
më të thellë, si miqësia më e çiltër, pra me një fjalë:
gruaja më e mirë që ju do ta ëndërronit.
Përderisa shpirti juaj është i lirë,
mendoni pak vetminë e largët
ku tretem, e raskapitur, shpesh e padurueshme.
Brenga ime është tepër e thellë. Derdhuni
drejt meje sa më shpejt, e më bëni
ta harroj. Dëshiroj t’ju jepem krejtësisht.
Kukullza juaj

Përgjigjja e Alfred de Musset

Kur para jush me shpirt gjunjëzohem
Dëshironi ju që një moment të shndërohem?
Ju ndjenjat e kësaj zemre keni robëruar
Ajo që për ju, adhurueshëm është krijuar
Ju çmoj, e dashur, dhe pena ime marroi
shkruan ato çka t’ju them, nuk guxoj.
Me kujdes vargjet e mia, lexoni
Kështu do ta ndieni, si mund të më shëroni.

/ Përktheu Mimoza Kuchly