MENU
klinika

"Gjykata të bëjë drejtësi"

Lobimi rus/ Balla: Kush është burimi i Bashës për 500 mijë $?

13.12.2019 - 14:44

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas dërgimit të dosjes për lobimin rus në Gjykatë.

Balla pyet se kush është burimi i kreut të PD, Lulzim Basha për 500 mijë dollarë dhe i kërkon gjykatës të bëjë drejtësi e të zbardhë edhe akuzën për pastrim parash.

“Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulëzim Basha vetëm me akuzën si falsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale. Kush është burimi i L.Basha për 500 mijë dollarë dhe si u transferuan ato?

L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën $500mijë dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”- shkruan Balla në Twitter.