MENU
klinika

Një dimër i vështirë e pret Francën!

Macron nuk kërkon vetëm reforma…

08.12.2019 - 14:18

Reforma e pensioneve në Francë ka hasur shumë kundërshti.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dëshiron jo vetëm që të reformojë Francën. Ai dëshiron që ndryshojë mënyrën si mendon Franca. Reformat e tjera sociale të tij, përfshirë ligjet më fleksibile të punësimit, kanë qenë një sukses.

Macron i ka shpallur luftë sistemit të pensioneve në fushatën e tij elektorale në vitin 2022.

Ai gjithashtu nuk e pranon faktin se Franca, në përgjithësi, punon më pak orë se çdo vend tjetër i OECD. Pensioni i parakohshëm është një arsye kryesore. Mosha zyrtare e pensionit është 62 vjeç, por ata që punojnë në hekurudha, ose me energjinë elektrike dhe disa punëtorë të tjerë dalin në pension nga fillimi i të pesëdhjetave.

Qeveria e Macron paraqiti planin e saj të pensioneve në korrik. Pensioni do të bazohej në një mesatare të ardhurash. Askush nuk do të merrte më pak se 1,000 € në muaj. Sistemi i ri do të hynte në fuqi plotësisht në vitin 2025.

Rezultati ishte katastrofë. Të gjithë u zemëruan.

Sindikatat militante dhe politikanët e krahut të majtë e përmblodhën idenë e tyre në pak fjalë: Macron donte që njerëzit të punonin më shumë dhe donte të shkurtonte pensionin e të gjithëve, përfshirë ata që tashmë ishin në pension.

Kryeministri, Eudouard Philippe, do të ofrojë të vonojë fillimin de-fakto të sistemit të ri në 2035 ose mbase edhe në 2039. Kjo do të ishte tre ose katër zgjedhje presidenciale larg.

Cila do të ishte përfitimi ng një reformë kaq e ngadaltë? Një fitore simbolike për Macron. Cili do të ishte përfitimi i sindikatave që refuzojnë një reformë kaq të ngadaltë? Mposhtja e Macron.

Francën e pret një dimër i gjatë dhe i vështirë.

John Lichfield, The Guardian