MENU

Vazhdojnë protestat në Paris

5 javë protesta në Francë/ Çfarë kërkojnë ende “jelekverdhët”?

15.12.2018 - 12:53

Protestuesit “jelekverdhë” janë mbledhur në Champs-Elysées në Paris dhe kjo është fundjava e pestë e demonstratave.

Rreth 69,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë vendin në pritje të protestave, duke përfshirë 8,000 në kryeqytet, Paris, sipas Ministrisë së Brendshme të Francës.

Lëvizja filloi pesë javë më parë, fillimisht kundër rritjes së taksave të karburantit, por që atëherë ka përfshirë edhe çështje të tjera, si për shembull reformat e arsimit.

Dhjetra njerëz janë arrestuar këtë të shtunë. Megjithatë, deri më tani numri i arrestimeve është shumë më i ulët se 300 arrestimet e bëra në të njëjtën kohë fundjavën e kaluar.

“Herën e fundit, ne ishim këtu për taksat”, tha 28-vjeçari i quajtur Jeremy agjensisë së lajmeve AFP. “Tani jemi për institucionet, ne duam demokraci më të drejtpërdrejtë,” tha ai.

Dyqanet e mëdha të Parisit si Galleries Lafayette dhe Printemps janë të hapura këtë fundjavë, po ashtu edhe muzeu i Luvrit dhe Kulla Eifel. Të shtunën e kaluar, shumë pika turistike dhe dyqane u mbyllën në pritje të protestave të dhunshme, pasi demonstratat e fundjavës së mëparshme rezultuan tepër të dhunshme.

Macron, të hënën në mbrëmje, premtoi të rriste pagën minimale të Francës. Ai tha se protestat e dhunshme, kanë qenë “të papranueshme” dhe “nuk do të pëlqehen në asnjë mënyrë”.

Por ai propozoi disa reforma sociale, duke përfshirë një rritje të pagës minimale prej 100 eurosh (113 dollarë) në muaj duke filluar në janar 2019, dhe një premtim se orët jashtë orarit nuk do të tatohen.

Gazetari dhe komentatori politik Agnès Poirier i thanë CNN-së se zemërimi nga protestuesit mbetet po njësoj. Por, masat që Macron ka premtuar se do të ndërmarrë, dhe paraqitja e tij televizive të hënën, ku u shfaq më i përulur dhe i përzemërt, mund të ketë ndikuar disa njerëz.

Reformat pritet t’i kushtojnë qeverisë midis 8.1 miliardë dhe 10.1 miliardë dollarë, tha Olivier Dussopt, sekretari i shtetit i Francës në Ministrinë e Veprimit Publik dhe Llogarive.

Franca gjithashtu është tronditur këtë javë nga një sulm terrorist në një tregun e njohur të Krishtlindjeve në qytetin lindor të Strasburgut, ku humbën jetën katër persona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!