MENU
klinika

Ja çfarë ka përgatitur për ‘Festivalin e Këngës’

Mahmood këndon për herë të parë në një skenë shqiptare

13.12.2019 - 20:16

Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ ka rezervuar surpriza të shumta për ndjekësit e tij të rregullt.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu që po merren me organizimin e gjithë festivalit kanë premtuar se do ta shndërrojnë në një spektakël të vërtetë dhe siç duket kështu do të ndodhë.

Pak ditë më parë u zbulua se Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira do të jenë disa nga të ftuarit specialë të ‘Festivalit të 58-të të Këngës’. Tashmë na ndajnë vetëm fare pak ditë nga festivali dhe surprizat po zbulohen pak nga pak.

Sipas ‘RTSH.al’ fituesi i vitit të kaluar të ‘Sanremo’ që përfaqësoi Italinë në ‘Eurovision’, Mahmood, do të ngjitet në skenën e ‘Pallatit të Kongreseve’ ditën e enjte, 19 dhjetor. Këngëtari i njohur do të performojë një kolazh me hitet e tij të fundit, duke përfshirë ‘Soldi’ dhe ‘Barrio’.

Kjo është hera e parë që Mahmood këndon në Shqipëri dhe performanca e tij do të shoqërohet me efekte speciale në skenë. Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ me siguri do të rezultojë një sukses i vërtetë dhe prandaj duhet ta ndiqni nga afër në skenën e madhe të ‘Pallatit të Kongreseve’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri që mbetet në historinë e këngës

“Vetëm 5 minuta”, siç kërkonte edhe Agron Berisha