MENU
klinika

Por jo vetëm...

Mariah Carey ndez dritat e ‘Empire State Building’

19.12.2019 - 22:15

Mbretëresha e muzikës për një natë në Empire State Building është Mariah Carey.

Për të festuar 25 vjetorin e këngës së saj ‘All i want for Christmas is you’, Carey e cila ka ndezur edhe dritat e ndërtesës së famshme të Big Apple, është shfaqur më në formë se kurrë.

’All i Want For Christmas is You’ e Mariah Carey sapo ka arritur numrin 1 të Bilboard Hot 100 dhe ylli i pop-it ka dashur të festojë me shumë stil duke treguar si gjithmonë format e saj bombastike me një fustan të gjatë me shkëlqim, që i ka nxjerrë në pah format seksi.