MENU
klinika

«Nuk është tërmeti që vret, por ndërtesat të cilat fundosen»

Mbaje dorën o njeri! Zoti nuk pranon urdhra!

02.12.2019 - 12:51

Gojëdhënat thonë se kur bie tërmet do të thotë se po grinden Dragoi me Kuçedrën.

Po kështu thuhet se Poseidoni mbreti i detit është si dhe shkaktari i tërmeteve.
Çuditërisht as dallgët e detit dhe as pulëbardhat nuk mundën të na lajmëronin për katastrofën që po ndodhte, për zemërimin e Poseidonit ndaj njerëzve apo ndaj vetvetes?

Por ja që bota nuk është legjendë, dhe pasojat e saj bien mbi njeriun. Poseidoni thonë se të vetmit kurban që pranon janë deshtë, pra njeriun e ka lënë në mëshirë të tij, që kur nuk mundi të mposhte dot Odisenë.
Në vit ndodhin rreth 50.000 tërmete me mbi 3 shkallën e rihterit.

Studimet nga Agjensia Europiane e Mjedisit thonë se rreth 12% e plazheve shqiptare janë të rrezikshme për njeriun nga ndotja e tyre pa kriter.
Tërmetet mbeten dukuri natyrore që njeriu nuk mund t’i parashikojë, por mundet t’i zvogëlojë dënimet që vijnë prej tij.

«Nuk është tërmeti që vret, por ndërtesat të cilat fundosen» thotë projektuesi francez Philippe GUEGUEN, pra të dashur njerëz, përgjigjen e çdo pyetje e kemi brenda vetes.

Njerëzit nuk rreshtin duke thënë, «Zot, mbaj dorën», siç thotë profesori im Bardhyl Matraxhiu, «nuk urdhërohet Zoti, mor njerëz, se ai nuk i njeh komandat».

Gjithkush nga ne duhet të klith : «O njeri, mbaj dorën», «O njeri hap sytë», «O njeri mos e bli tragjedinë me pasivitetin tënd, me heshtjen tënde, me kopromiset e tua».

Zoti nuk është para nesh të na udhëheq, por ai na ndjek e përpiqet të kuptoj deri ku shkon meskiniteti i njeriut të pasur e të varfër, deri ku shkon dëshira dhe brenga, gëzimi dhe dhimbja, dashuria dhe urrejtja.
Nuk kemi pse t’i lutemi as Poseidonit dhe as Zotit. Në këto momente njeriu duhet të kuptojë se ai është hartuesi dhe ndërtuesi i jetës së vetë, duam apo nuk duam.

Nga rrënojat dalin të vërtetat dhe pse me dhimbje.
Vërtetë bota lindi nga kaosi, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi fatin ta ndryshojmë ofshamën e shpirtit në pasthirma optimizmi.

Çdo gjë, i dashur njeri, fillon prej teje, politika më e drejtë që duhet të ndjekësh është dashuria nga e cila erdhe në jetë; dëshira për më të mirën; ëndrra e bërë realitet dhe jo pazaret me politikat e këqija që të shtypin dinjitetin çdo ditë.

Zoti na ka lënë të lirë të kuptojmë se nëse ne nuk duam veten, as ai nuk i do lutjet tona…
«Mbaje dorën, o njeri!»./ Mimoza Kuchly

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A âsht e pafat Shqipnia që i duhen heronjtë?

«Në gjumë ishim, në gjumë vdiqëm»


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci