MENU
klinika

Amnistia nuk u miratua

Mbi 600 të dënuar do t’i kalojnë festat në qeli

23.12.2019 - 11:28

Edhe pse nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni u tha se brenda Dhjetorit do të miratohej projektligji për amnistinë e të dënuarve për fundvit, përfituesit do t’i kalojnë festat në qeli.

Amnistia e fundvitit për më shumë se 600 të dënuar nuk arriti të votohej në Kuvend brenda dhjetorit. Projektligji i amnistive do të jetë pjesë e axhendës në seancat e janarit ku pritet të rinisi punën Kuvendi i Shqipërisë.

Bëhet me dije se nga ana e tyre ishte gjithçka gati për projektligjin, por ligjvënësit nuk e përfshinë në kalendarin e dhjetorit. Ndërkohë pak ditë më parë ministrja, Gjonaj theksoi se këtë vit do të ketë më pak të burgosur që do të përfitojnë.

“Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillin e Ministrave dhe Këshilli i Ministrave do ta miratojë ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur më shumë prioritet, sikur janë gratë, të miturit dhe të moshuarit.

Ende nuk ka një përllogaritje përsa kohë është i ndryshueshëm numri dhe lidhet me disa kritere që kanë të bëjnë me vitet e mbetura të dënimit të pakryer apo dënimit të marrë nga gjykata, por është një numër, pak më i vogël në krahasim me amnistitë e kaluara”- tha ajo.

Herën e fundit që pati amnisti për të dënuarit ishte viti 2016.