MENU
klinika

Nxënësit mbeten në rrugë

Mbyllet Muzeu Historik Kombëtar

18.12.2019 - 14:13

      Tërmeti i përmasave shkatërrimtare, që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor, nuk qe pa pasoja as për institucionet e kulturës në vend. Muzeu Historik Kombëtar mbyllet, në këto kushte, pas një urdhri nga ministria e Kulturës./Konica.al

Ndonëse, publikisht nuk është dhënë asnjë njoftim, gjatë këtyre 20 ditëve, ka vijuar normalisht puna dhe frekuentimi i këtij institucioni.
Sakaq, mësohet se ditën e sotme, disa fëmijë nga një shkollë 9-vjeçare në Durrës, kishin ardhur për të vizituar muzeun, si aktivitet për të tejkaluar traumën që la pas tërmeti.

Të gjendur të papërgatitur, mësuesit vazhdonin të pyesnin, se ku mund që t’i çojnë fëmijët për të kaluar disa orë argëtimi. Atyre u është përgjigjur një prej punonjësve të institucionit me dyer të mbyllura, i cili, është shprehur se muzeu do të hapet vetëm kur të bëhet riparimi i dëmeve shkaktuar nga tërmeti.

Muzeu Historik Kombëtar është përuar në vitin 1981. Në pavijonet e tij, gjenden të ekspozuara rreth 5 000 objekte, nga mijëvjeçari IV para Krishtit, deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.