MENU
klinika

La Liga, java 15

Messi vendimtar në Madrid, Barça mban kreun

01.12.2019 - 23:03

Barcelona edhe njëherë tjetër i falet Lionel Messit, që ka shënuar golin e vetëm në Madrid, ndaj Atleticos, dhe duke mbajtur kështu kreun e renditjes.

Ndeshja ishte tepër e luftuar, por me shumë gabime për shkak të fushës së rënduar, megjithatë, momentet për të shënuar nuk kanë munguar. Atletico madje ka qenë më e rrezikshme, sidomos në goditjet standard.

 Pas pushimit sfida u nxeh dhe rastet më të mira i kishte Barça, sidomos me Griezmann i cili ka humbur një mundësi të artë. Ishte Goli Messit që ka vendosur takimin në minutën e 86‘.

Pas një kombinimi të bukur me Suarez, Messi ka goditur saktë me të majtën, duke mposhtur Oblak. Atletico mbase ka merituar një pikë, por ka qëndruar shumë mbrapa, duke shpresuar vetëm te kundërsulmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN