MENU
klinika

Festoni deri në fund

Moti premtues natën e ndërrimit të viteve

30.12.2019 - 20:35

Ky vit do të mbyllet me një mot të kthjellët, por me temperatura të ulëta. Edhe nata e ndërrimit të viteve, sipas Meteoalb, do të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të bëhen më të theksuara, kryesisht në zonat malore por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -5°C deri ne 12°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN