MENU
klinika

Parashikimi

‘Harrojeni’ fundjavën, moti ka sërish surpriza

04.05.2019 - 09:02

Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se deri në mesditë reshjet do të jenë të pranishme në jugperëndim të vendit me intensitet të ulët e mesatar.

Më tej reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Lokalisht në formën e shtrëngatave.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të jenë me intensitet të lartë në qarqet në jugperëndim e veriperëndim.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, në bregdet deri 20-25 m/sek në mesditë, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.