MENU
klinika

NBA

Mungon Davis, Lakers bien pas 14 fitoreve

18.12.2019 - 10:52

Pas Milwaukee Bukcs në Lindje, edhe skuadra e Los Angeles Lakers në Perëndim është mposhtur pas një serie të gjatë fitoresh. Ekipi kalifornian u mund 105-102 nga Indiana, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Lakers kishin 14 fitore rresht.

Sabonis me 26 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për Indiana, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e dyshes James-Howard. Për Lakers nuk u aktivizua Davis dhe kjo mungesë u ndje në parket.

Fiton skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që mundi 120-99 Phoenix, ndeshje e dominuar nga vendasit. George me 24 pikë, si dhe Leonard e Lou Williams me nga 20 pikë, ishin më të mirët për Clippers.

Skuadra e Utah Jazz, falë 60 pikëve të dyshes Bogdanovic-Mitchell mundi me përmbysje 109-102 Orlando, duke korur një fitore të rëndësishme për play off.

Charlotte mposhti 110-102 Sacramento, ndeshje ku diferencën e bëri Malik Monk, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 23 pikë e 10 rebound. Pas kohës shtesë fiton edhe ekipi i Brooklyn, që mposhti 108-101 New Orleans, me Dinwiddie që realizoi 31 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 basketbollistët me më shumë takime

Arrin 1500 ndeshje në NBA pa fituar gjë