MENU
klinika

5 basketbollistët me më shumë takime

Arrin 1500 ndeshje në NBA pa fituar gjë

17.12.2019 - 21:37

Duket e pabesueshme që në një karrierë 21 vjeçare në sport të mos fitosh asgjë. Basketbollisti 42-vjeçar Vince Carter ka arritur kuotën e 1500 ndeshjeve në NBA, duke u bërë basketbollisti i pestë që arrin këtë shifër.

Legjenda e NBA-së prej vitit 2018 luan me ekipin e Atlanta Hawks. Carter është në sezonin e tij të 22-të në NBA, ndërkohë që në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Toronto, New Jersey, Orlando, Phoenix, Dallas, Memphis dhe Sacramento.

 

Gjithsesi, ai nuk ka fituar asnjë titull në karrierën e tij. Para Carter në këtë renditje janë vetëm John Stockton, Dirk Nowitzki, Kareem Abdul-Jabbar dhe Robert Parish.

Në të gjitha 22 sezonet në NBA ai ka luajtur të paktën 60 ndeshje për sezon, duke qenë 8 herë pjesëmarrës në “All Star Game”.

“Top-5” lojtarët me më shumë ndeshje në NBA

1-Robert Parish 1.611 ndeshje (21 sezone)

2-Kareem Abdul-Jabbar 1.560 ndeshje (20 sezone)

3-Dirk Noëitzki, 1.522 ndeshje (21 sezone)

4-John Stockton, 1.504 ndeshje (19 ndeshje)

5-Vince Karter, 1.501 ndeshje (22 sezone)