MENU
klinika

"Arkeologu i vogël" buzëqesh

Muzeu Kombëtar me fëmijët e prekur nga tërmeti

09.12.2019 - 19:50

      Muzeu Historik Kombëtar u zhvendos aty ku ndodhen fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për t’iu rikkthyer atyre buzëqeshjen dhe jo vetëm për fëmijët e sistemuar në hotelin “Casa” në Durrës, por të gjithëve banorëve aty, u prezantuan projektet “Muzeu Lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”.

 


Fëmijët kaluan disa orë duke u njohur me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet ekspozitës me objektet e riprodhuara. Po ashtu, ata patën mundësinë të ishin arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare. Po ashtu, ata vizatuan, ngjyrosën dhe bënë forma me plastelinë etj.

Përmes këtyre aktiviteteve kulturore dhe argëtuese, me njohuri të reja për historinë, kjo është një mënyrë educative për të rikthyer tek ata gëzimin fëminor.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit