Krijuesit e qytetërimit mikenas ishin grekët akeas. Në kufijtë e mijëvjeçarit 111-11 p.e.s. akeasit u dyndën në valë të ndryshme nga veriu i Danubit të poshtëm drejt jugut të Gadishullit Ballkanik. Në këto valë dyndjesh grabitqare, ata depërtuan deri në skajin më ekstrem të këtij rajoni, i cili ofronte kushte më të mira klimaterike, tokësore, banimi, ushqimi dhe jetese.
Duke marshuar gjithnjë e më në jug akeasit pjesërisht zhdukën, pjesërisht asimiluan popullsinë autoktone paradreke, të cilën historianët e mëvonshëm grekë do ta quanin pellazge .
Këta historianë i kanë konsideruar pellazgët dhe banorët e tjerë më të hershëm të vendit “barbarë” jo vetëm sepse nuk flisnin greqisht, por edhe në kuptimin se ata qenë më të prapambetur se popullsia greke e grup-fisit akeas.
Në të vërtetë, kultura e pellazgëve, nuk qëndronte më prapa kulturës së vetë akeasve, madje, fillimisht në shumë gjëra ia kalonte asaj dhe qe superiore mbi të. Për këtë dëshmojnë objektet arkeologjike të gjysmës së dytë të mijëvjeçarit III p.e.s. që janë zbuluar nga arkeologët e huaj gjermanë, anglezë, italianë dhe të tjerë në pjesë të ndryshme të Greqisë së sotme si: në Greqinë Veriore, në Greqinë e Mesme, në Peloponez e gjetiu.
Këto dëshmi dhe të dhëna të tjera interesante, shkencëtarët e sotëm seriozë i lidhin me popullsinë paradreke të këtyre krahinave.
Në mijëvjeçarin III, në periudhën e neolitit ose të kalimit nga guri drejt metalit, kultura e Greqisë kontinentale ende ishte e lidhur ngushtë me kulturat e hershme bujqësore, që ekzistonin kryesisht në territoret e Bullgarisë dhe të Rumanisë së sotme.
Kultura e fiseve të këtyre territoreve të marra së bashku formonin në atë kohë zonën e “kulturës së Tripolit”. Të përbashkëta për fiset e këtij rajoni të gjerë ishin disa motive që përdoreshin për vizatimin e enëve prej gline.
Të tilla qenë për shembull motivet e spirales dhe ato të të ashtuquajturave “meandra”. Nga rajonet bregdetare të Greqisë Ballkanike këto lloj ornamentesh zbukurimi u përhapën në arkipelagun Cikladik.
Më pas ato u përvetësuan edhe nga artistët e Kretës minoike. Kështu, nga fillimi i epokës bronzit të hershëm deri në mesin e saj, kultura e fiseve pellazge provoi mbi vete ndikimin e kulturës së Europës Juglindore.
Aty nga fundi i periudhës së hershme helladike (shek. XXX-XXI), midis vendbanimeve të tjera primitive të Peloponezit, do të shquheshin ato të Lernës, që ndodhej në bregdetin jugor të Argolidës.
Nga zbulimet e arkeologët kanë konstatuar se vendbanimet e Lernës së asaj kohe përfaqësonin një qytezë. Kjo qytezë qe ndërtuar mbi një kodër dhe ishte e rrethuar me mure mbrojtëse masive.
Në pjesën qendrore të saj arkeologët kanë zbuluar një godinë relativisht të madhe për kohën e vet me përmasa 25 x 12 cm2. Ne një nga anekset e kësaj ndërtese arkeologët, duke grumbulluar një koleksion tjegullash të thyera, dalluan sipër tyre shenja vulash argjile.
Në ato kohëra me këto vula vulosnin enët e transportit të verës, vajit, drithit etj. Ky fakt flet për atë se dikur, në Lernën e lashtësisë së thellë, ekzistonte një qendër ekonomike dhe administrative. Siç rezulton nga të dhënat e gërmimeve arkeologjike, qendra të tilla analoge kanë ekzistuar edhe në pjesë të tjera të Greqisë së atëhershme.
Krahas qytezave të tipit të Lemës, ku mesa duket jetonin përfaqësuesit e aristokracisë gjinore pellazge, ekzistonin edhe vendbanime të një tipi tjetër, siç ishin vendbanimet karakteristike me rrugë të ngushta pranë shtëpive.
Disa prej këtyre vendbanimeve, që na kujtojnë deri diku fshatrat, veçanërisht ato që ndodheshin afër detit, qenë të fortifikuara, kurse të tjerat jo. Vendbanime të kësaj natyre janë zbuluar në Rafinë, që ndodhej në bregdetin lindor të Atikës dhe në Ziguri të Peloponezit.
Duke i gjykuar nga tipat e vendbanimeve mund të themi se, degët më të rëndësishme të ekonomisë së fiseve pellazge qenë bujqësia dhe zejtaria. Peshën më të madhe në zejtari e zinte metalurgjia e përpunimit të metalit, bakrit, kallajit dhe prodhimi i veglave të punës prej bronzi.
Të dhënat e kërkimeve arkeologjike, të marra në tërësinë e kompleksitetin e tyre, na lejojnë të supozojmë se qysh në periudhën e hershme helladike dhe sidomos gjatë gjysmës së II të mijëvjeçarit të III, në ”Greqinë pellazge” kishte filluar procesi i dekompozimit të shoqërisë primitive.
Madje, ky proces kishte avancuar deri në atë masë, sa fiset pellazge në fundin e periudhës së hershme helladike kishin arritur deri ne prag të shoqërisë së organizuar në shtet. Por zhvillimi i mëtejshëm historik i tyre u ndërpre me dhunë, si rezultat i dyndjes në Greqinë Ballkanike të Jonëve dhe Akeasve.
Për rrjedhojë pellazgët nuk arritën të bëheshin civilizim. Kultura materiale dhe shpirtërore e tyre gradualisht erdhi duke u shuar. Kjo ishte një goditje e rëndë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo pellazgët, pak kohë më vonë, humbën tërësisht identitetin e tyre si popull. Kjo i dha mynxyrës pellazge karakterin e një tragjedie fatale.
Marrë nga libri “Greqia e lashtë” e Shaban Dervishit