MENU
klinika

Trajnerët në qarkullim

Napoli merr Gattuson, Ancelotti drejt Anglisë

11.12.2019 - 11:21

Genaro Gattuso do të drejtojë Napolin pas shkarkimit të Carlo Ancelottit. Akordi mes palëve është arritur dhe Gattuso do të drejtojë skuadrën për një vit e gjysmë dhe kontrata e tij përfundon në verën e sezonit tjetër.

Këtë sezon titulli kampion është thuajse i pamundur, pasi Napoli është Inter, Juventus dhe Lazio janë shkëputur shumë në krye. Gattuso duhet të rikthejë skuadrën në garë dhe sjellë një seri fitoresh dhe synimi i vetëm tashmë është zona Champions.

Gennaro Gattuso ka refuzuar shumë oferta dhe priste shansin e tij. Sipas mediave italiane, Rino do të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2021, me një rrogë prej 3 mln eurosh në sezon.

Pra, duke përfshirë edhe gjashtë muajt deri në fund të sezonit aktual, janë plot 4.5 mln euro dhe bonuse të përfshirë. Në sezonin e ardhshëm synimi i Napolit nën drejtimin e Gattusos do të jetë titulli kampion.

Ndërkohë, për Carlo Ancelottin menjëherë nisën sirena nga Premier League. Nuk do të jetë shumë e vështirë për italianin të gjejë një ekip tjetër shumë shpejt, pasi emri i tij “peshon” në arenën ndërkombëtare.

Mediat angleze bëjnë me dije se dy klube i janë vënë pas Ancelottit. Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Evertonin. “Topçinjtë” shkarkuan Unai Emery dhe janë në kërkim të një trajneri të ri. Por, konkurrenca do të jetë e madhe, pasi Everton duket se ka nisur kontaktet më herët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF për “Corriere dello Sport”

Duka trazon Napolin: Ikën Ancelotti e jo Hysaj