Zlatan Ibrahimovic intrigon me të ardhmen e tij. Sipas asaj që ka referuar Gianluca di Marzio për Sky Sport, Napoli është futur në garë pas barazimit të fundit dhe tenton të afrojë këtë goditje.
Sakaq, Milani ka vendosur kushtin dhe nuk do të rrisë ofertën: 3 mln euro deri në qershor dhe 6 mln euro për sezonin tjetër, por vetëm nëse arrihet vendi i katërt në renditje.
Boban është duke folur vetë me Ibrahimovic, që për momentin nuk ka dhënë “ok” dhe nuk dëshiron këtë kusht, por që të zbatohet kontrata pavarësisht vendit në renditje.
Ibra po vëzhgon me vëmendje situatën në Serie A, ku edhe Bologna ka shprehur interes. Suedesi ka deklaruar se do të rikthet në Itali, por pa përmendur skuadrën e re.