Janë ndezur dritat e festave në Lezhë!
Dhe, si për të ndezur dritën e shpresës, një fëmijë nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ishte përzgjedhur për të ndezur dritat e festës në qytetin e Lezhës.
Ka qenë një vajzë që shtypi butonin, për të ndezur dritat e festës të qytetin në Lezhë, duke i dhënë kështu një pamje tjetër qytetit, pas goditjes që pësoi me 26 nëntori nga tërmeti.
Qindra qytetarë të moshave të ndryshme, morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu premtoi se familjet e prekura do të kenë mbështetje nga institucionet vendore dhe qendrore.
Lezha është një një nga qytetet që u dëmtua më shumë nga tërmeti, pas Durrësit dhe Tiranës.