MENU
klinika

33.771 hebrenj u vranë në Babi Jar…

Në 30 Shtatorin e 78 viteve më parë

29.12.2019 - 07:02

Në përkujtim të 33.771 hebrenjve të vrarë me 30 shtator 1941 në Babi Jar.

Në verën e 1941 Hitleri informoi gjeneralët e tij se sulmi ndaj Rusisë do të ishte një luftë asgjësimit që synonte asgjesimin e “bolshevismin hebre”. Kjo u shpreh nga Urdhri i Komisarit në mars 1941 dhe përforcohej nga e fakti që sovjetikët kurrë nuk e kishin ratifikuar Konventën e Hagës (që u jepte prioritet të burgosurve të luftës).

Ashtu si në Poloni në vitin 1939 forcat e armatosura gjermane duhet të ndiqeshin nga Einsatzgruppen (ose Grupet Speciale të Veprimit), njësitë SS që do të kryenin vrasjet. Edhe pse disa liderë të ushtrisë gjermane kishin dyshime, komandantët u pajtuan përgjithësisht me urdhrat e Hitlerit dhe bashkëpunuan plotësisht me vrasësit SS.

Kishte katër Einsatzgruppen, me një personel të plotë prej 3000 burrash, duke vepruar përgjatë gjithë Frontit Lindor. Disa nga vrasjet u ndihmuan nga civilët vendas, sidomos në pjesë të Ukrainës dhe Lituanisë, ku ndjenjat antisemitike ishin të thella. Gjatë verës së 1941 Hitleri dhe zyrtarë të lartë ndërmorën koferenca të shumta ku politika naziste u bë më e qartë.

Të gjitha masat do të merreshin për të pastruar Bashkimin Sovjetik nga hebrenjtë dhe bolshevikët. Këto viktima u mblodhën dhe u dërguan në zona të izoluara për t’u qëlluar dhe varrosur në kanale ose gurore, sidomos në Babi Jar afër Kiev, ku, në dy ditë në fund të shtatorit 1941 (29-30 shtator 1941), mijëra civilë u masakruan. Po ashtu u bë e zakonshme për të mbyllur hebrenjtë sinagoga dhe më pas i vendosnin zjarrin. Dhe e gjithë kjo u raportua me kujdes nga Njësitë SS.

Hebrenjtë duke u pushkatuar në Babi Jar. Kjo periudhë e Holokaustit quhet “Holokausti me plumba“, pasi akoma nuk ishin shpikur kromatoriumet (furrat ku digjeshin për së gjalli viktimat).

Të dhënat e tyre listojnë vrasjen e rreth 600,000 hebrenjve në vitin 1941. Nuk ishin vetëm hebrenjtë që u shfarosën apo u masakruan por do të ishin edhe robërit sovjetikë të luftës. Nazistët kapën 3.8 milionë trupat sovjetike në vitin 1941; rreth 3 milion nuk do ti mbijetojnin robërisë së tyre ose viteve të punës së skllevërve në Gjermani.

Pjesa më e madhe e keqtrajtimit në fazat e para ndoshta vinte nga paaftësia për të përballuar vëllimin e të burgosurve. Megjithatë, si sllavë, ideologjia naziste e pa popullin sovjetik si Untermenschen, ose nën-njerëz, jetët e të cilëve ishin të pavlefshme. Disa ukrainas fillimisht i mirëpritën nazistët dhe mendonin se mund të fitonin pavarësinë e tyre.

Por nazistët e konsideronin Ukrainën si një burimi i ushqimit, hekurit, qymyrit dhe mund të siguronte mjaft skllevër pune. Deri në shtatë milionë ukrainas vdiqën përgjatë luftës, një e gjashta e popullsisë. Mizoritë qenë të shumta, ushtria gjermane shkatërronte fshatra të shumtë në reprezalje ndaj aktivitetit partizan sovjetik.

Në të gjithë Bashkimin Sovjetik, gjithnjë e më shumë aktet barbare u kryen në një shkallë të paimagjinueshme. Megjithatë, në vitin 1941, shqetësimi kryesor i Hitlerit ishte se, pavarësisht numri të madh të vrasjeve ditore, teknikat e shfarosjes ishin shumë të ngathëta. Duheshin metoda më të shpejta për vrasjet masive.