MENU
klinika

Ja çdo ndodhë në 2020!

Nëse investoni mbi 1 mld lekë në bisnes…

20.12.2019 - 13:19

Duke filluar nga 1 janari 2020, tatimpaguesit, të cilët investojnë në projekte biznesi mbi shifrën 1 miliard lekë, mbartja e humbjeve do të bëhet për një periudhë 5-vjeçare, nga 3 vjet që është aktualisht.

Kuvendi miratoi në seancën e fundit plenare ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” ku përcaktohet që këto investime me vlera të konsiderueshme dhe që përgjithësisht kanë një shtrirje të konsiderueshme në kohë, të kenë mundësi që humbjet e rezultuara t’i mbulojnë me fitimet në pesë periudhat e ardhshme tatimore, sipas parimit “humbja e parë më përpara se ajo e fundit”.

Më herët ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se ndryshimet që synojnë tërheqjen dhe mbajtjen e investitorëve të huaj, lidhen me rishikimin në rritje të afatit të mbartjes së humbjeve nga ana fiskale.

“Sigurisht që investimet e mëdha kërkojnë një periudhë të gjatë investimi për të kaluar në fitim dhe për këtë arsye është zgjatur afati nga 3 në 5 vjet, sikurse është edhe praktika rajonale dhe europiane”- tha ministrja Denaj.

Në ligj aktualisht përcaktohet se në rast se fitimi i tatueshëm në një periudhë tatimore rezulton negativ, humbjet e rezultuara mund të mbulohen me fitimet në tri periudhat e ardhshme tatimore, sipas parimit “humbja e parë më përpara se ajo e fundit.”