Sekuestrohen 7680 kapsolla në Bulqizë, ndërsa ka nisur procedimi penal për dy pronarë dyqanesh, të cilat ishin planifikuar të shiteshin për festat e fundvitit.
Burime zyrtare bënë me dije se në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet K. K., u gjetën 8 pako me 60 kapsolla secila.
Për këta shtetas filloi procedimi penal dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.