MENU
klinika

Lista e të famshmve që kontribuan

Njëri hoqi këpucët e veta, tjetri dhuroi 100 mijë euro për tërmetin

02.12.2019 - 18:52

Të shumtë janë emrat e personazheve të njohura të televizionit dhe showbiz-it që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti dhe ndihmuan me sa mundësi kishin njerëzit në nevojë!

Sot ne do të sjellim një listë me të gjithë donatorët VIP, pra të famshmit që ndihmuan qoftë duke dhuruar dhe mbledhur shuma parash, qoftë edhe duke ndihmuar të ndërtojnë shtëpi, apo ngritur çadra.

Stresi

I njohur historikisht si “Bad Boy”, Stresi vërtetoi të kundërtën, duke u kujdesur për njerëzit në nevojë pas tërmetit 6.4 ballë. Ai u kujdes personalisht duke çuar ushqime, veshmbathje në Mamurras dhe duke marrë përsipër të ndërtojë shtëpinë e një familje në fshatin Marikaj.

Morena Taraku

Morena Taraku është solidarizuar me gjithë të prekurit nga tërmeti dhe është treguar e gatshme të dërgojë ushqime, batanije, çadra dhe ilaçe. Këngëtarja madje ka marrë përsipër shpenzimet e një operacioni për një vogëlush që ka probleme me sytë.

 

View this post on Instagram

 

#prayforalbania ❤️🇽🇰🇦🇱

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Noizy

Reperi shkoi që në ditët e para për t’u njohur me situatën e banorëve të Durrësit dhe për t’i ndihmuar. Ai u përball edhe me policinë teksa përpiqej t’u siguronte të prekurëve nga tërmeti ushqim dhe strehim.

Labinot Tahiri

Labinot Tahiri-Labi, është solidarizuar me situatën e vështirë në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues. Këngëtari ka mbledhur 10 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i ka premtuar edhe 2 mijë euro për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit që humbi dy anëtarët e familjes në këtë fatkeqësi.

Capital T

Capital T u nis me kamionet e tij me ushqime dhe veshmbathje prej Kosovës. Reperi ka qenë në çdo moment pranë familjeve të viktimave dhe është kujdesur personalisht për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, duke i dërguar në Kosovë. Ai madje mori me vete dhe një vogëlush për t’i siguruar strehim në ambientet e shtëpisë së tij!

 

View this post on Instagram

 

RRUGES PER SHQIPERI 💪🏻😔💔

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Gena

Këngëtari i njohur deklaroi se ka dhuruar 15 milionë lekë të vjetër dhe e ka bërë publike bamirësinë e tij në mënyrë që të bëhej si iniciator që edhe personazhe të tjerë të bëjnë bamirësi.

Ardit Gjebrea

Kantautori i njohur ka deklaruar prej ditësh se fitimet e festivalit “Kënga Magjike” do të shkojnë për bamirësi për personat e prekur nga tërmeti. Misioni i tij titullohet #kendojpërtëjetuar dhe atij i janë bashkuar të gjithë këngëtarët që konkurrojnë në festival këtë vit, së bashku me italianen Anna Oxa.

Ermal Fejzullahu

Ermal Fejzullahu ka mbledhur plot 100 mijë euro për të dhuruar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Përmes një postimi këngëtari ka zbuluar se edhe ai u është bashkuar shumë shqiptarëve nga Kosova që po bëjnë gjithçka për ta bërë më të lehtë jetën e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti.

Mozzik

Reperi është bërë bashkë me themeluesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdarin. Në llogarinë e ”Go Fund Me” janë grumbulluar mbi 1.5 milionë dollarë fonde. Fushata e reperit vijon edhe jashtë kufinjve shqiptarë. Ai ka shkuar së fundi në Gjermani ku po bën apel për ndihmë!

Bebe Rexha

Këngëtarja është nisur përsonalisht në Shqipëri dhe po mbikqyr situatën për të ndihmuar personat në nevojë. Sot ajo ndodhet në Bubq, ku është shprehur se do të ndërtojë 2 shtëpi. Këngëtarja do të kujdeset që ndihmat të shkojnë aty ku ka nevojë. Deri më tani ka mbledhur mbi 85 mijë dollarë.

Anxhela Martini

Angela Martini, ka ndërmarrë nismën e saj, duke hapur një llogari për të gjithë ata që duan të kontribuojnë. Madje ajo ka marrë përsipër që njërës prej familjeve t’i sigurojë shtëpinë, duke financuar ndërtimin e saj.

 Ledri Vula

Ledri Vula bashkë me familjen e tij kanë vendosur që të ofrojnë rezidencat e tyre në Prishtinë për familjet dhe njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Përmes një postimi në Instagram, reperi dhe familja e tij hapën dyert e shtëpisë së tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura. Ledri njoftoi se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë.

 

View this post on Instagram

 

Nuk jeni vetëm

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

 

Rita Ora

Rita Ora iu përgjigj në kohë rekord thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar një familje në Pinar me ndërtimin e shtëpisë së re brenda Vitit të Ri. Ajo ka vendosur të sponsorizojë për rindërtimin e disa shtëpive që u shkatërruan.

 

View this post on Instagram

 

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania and myself directly help these families as much as I can! Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita 🇦🇱

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

 

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Çifti i njohur i showbiz-it u është gjendur afër të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke dhuruar 5 milionë lekë. Aktori i njohur ka vizituar banorët e vendlindjes së tij, fshatit Bubq, për t’u interesuar për nevojat e tyre. Besi madje ka hequr këpucët e tij dhe ja ka dhuruar njërit prej të prekurve nga tërmeti në një video të publikuar në rrjetet sociale. Sot ai shoqëron Bebe Rexhën në vizitën e saj në Bubq, ku do të interesohen për rindërtimin e banesave të personave në nevojë.

Bes Kallaku heq këpucët dhe ja jep njërit prej të prekurve nga tërmeti on Vidnews.

Mario Dedivanovic

Grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç, i cili ditë më parë bëri bujë me deklaratën e tij gjatë ndarjes së çmimeve, “American Influencer Awards” ku pranoi se është homoseksual, ka dhuruar një shumë në vlerë prej 3 mijë dollarësh, e njëjtë me shumën e varëses së tij me shqiponjë.

 

View this post on Instagram

 

First piece of jewelry I’ve ever gifted myself ♥️👐🏼 I’ve gifted others jewelry many times but never myself. I was walking through the mall the other day with my brother and father to find my dad a winter coat and I saw this sparkling through a window from the corner of my eyes and my brother told me to go inside and look at it. I said no way but he pushed me in. He said “bro, you been working so hard since you were 12 years old and you’ve never bought yourself a piece of jewelry. You need to get this” I said No I don’t need to get it but I think I really want it and I know I deserve it. It rests on my heart now ❤️ I also donated the equal amount of the necklace to help the families effected by the earthquake in Albania 🇦🇱 I guess my point is to Love yourself and treat yourself equally as well as you do others. 🙏🏻 Life is beautiful and I’m so happy to start living it xo

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

Ermal Meta

Këngëtari shqiptar ka ndjekur shembullin e Rita Orës dhe ka premtuar ndërtimin e një shtëpie. Ai ka përzgjedhur familjen Alla dhe tregon se shtëpia e tyre do të ndërtohet sa më shpejt. “Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit”, shprehet ai.

 

kolana e librave

View this post on Instagram

 

Seguo con preoccupazione le conseguenze del terremoto nella mia amata Albania e mi unisco al dolore di tutti coloro che hanno perso i propri cari. Ho risposto all’appello di @erionveliaj dando il mio contributo per aiutare nella ricostruzione della casa della famiglia Alla, in modo che Brisilda, Erseda, Erildi e la loro famiglia possa passare l’inverno lontano dalle macerie e dal freddo. Come la famiglia Alla ce ne sono molte altre che hanno bisogno del nostro aiuto. Chiedo a tutti un contributo, anche piccolissimo. Grazie di cuore. https://e-albania.al Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Albi Nako dhe Kledi Kadiu

Dyshja e famshme e baletit, do të organizojë një workshop dhe të gjitha fitimet që do të mblidhen prej tij do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Ronela Hajati

Ronela Hajati nuk ka anuluar koncertin në Gjermani në shenjë zie për 51 viktimat e tërmetit, por ka njoftuar që të gjitha të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

Rozana Radi dhe Aurela Gaçe

Artistët kanë bërë punën më të madhe, nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale ku kanë dhënë kontaktet e qytetarëve që kanë nevojë për ushqim e strehim për të prekurit. Përpos ndihmave të vazhdueshme, Aurela Gaçe dhe Rozana Radi kanë bërë postime të panumërta me kontakte nga Kosova e Shqipëria, ku qytetarët janë shprehur të gatshëm t’i strehojnë banorët. Gjithashtu, vetë Aurela ka treguar se ka kontribuar në vlerë monetare për të ndihmuar të gjithë ata që u goditën nga kjo fatkeqësi.

Blerim Destani

Familja e Blerim Destanit ka dhënë një kontribut për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Babai i aktorit Blerim Destani, Lazimi, ka nisur 12 tonë ndihma drejt Shqipërisë.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Dyshja e njohur e artistëve u ka ardhur në ndihmë rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilët janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës.

 

View this post on Instagram

 

Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur. Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE ❤️ Paqe e dashuri per te gjithe ju 🙏 Muaj te mbare te gjitheve🙏

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Tuna, Big Mama dhe Fifi

Këngëtarja Tuna së bashku me Kryqin e Kuq në Maqedoni, Big Mamën dhe Fifin kanë mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit. Tuna është njëra prej shqiptareve me të aktivizuarave në Maqedoni gjatë kësaj kohe që prej tërmetit të së martës. Sipas Tunës deri me tani janë mbledhur mbi 40 mijë euro.

Unikkatili

Me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka bërë të ditur se nga koncerti që mbajti në Zvicër më 30 nëntor, do të dhurojë pesë franga nga çdo biletë të koncertit e po ashtu pesë të tjera do i dhurojë nga ana e tij.

Emina Cunmulaj dhe Gashi

Dyshja e njohur ka bërë thirrje publike për mbledhjen e një fondi për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti!

Gjiko

Gjiko ka marrë iniciativën për t’i strehuar 60 qytetarë nga Shqipëria. Ai fillimisht bëri të ditur se ka anuluar koncertet e parashikuara për këto ditë, pasi është i angazhuar në këto iniciativa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Rudina Dembacaj dhe Renato Mekolli

Aktorja e njohur së bashku me shefin e famshëm të kuzhinës janë sensibilizuar duke dhuruar ushqime për njerëzit në nevojë.

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi

Modelet që jetojnë në Amerikë kanë ndërmarrë nismën e një fushate për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti.

Olsi Bylyku

Aktori i njohur është bërë pjesë gjithashtu e nismës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ai shprehet se ka dhuruar çdo gjë personale dhe se i bashkohet nismës së Ardit Gjebreas dhe “Këngës Magjike” për të ndërtuar shtëpitë e dëmtuara të njerëzve në nevojë.

Sinan Hoxha

Në shenjë solidariteti për familjet e prekura nga tërmeti 6.3 ballë, këngëtari Sinan Hoxha ka anulluar të gjitha koncertet që kishte planifikuar  me rastin e ditës së flamurit, për t’iu gjendur pranë personave në nevojë.

Gjithashtu, ai dhuroi plot 100.000 euro për të prekurit e tërmetit që shkundi Shqipërinë mëngjesin e të martës.

Majk dhe Getoar Selimi

Dy reperët Majk dhe Getoar Selimi kanë ndërprerë gjithashtu koncertet e tyre për shkak të tërmetit fatal që shkatërroi vendin, megjithatë në një njoftim të ri Ghetto tregoi se do të rinisnin.

Tashmë, fitimet e koncerteve të Ghetto-s dhe Majk do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti, siç vetë Getoari ka lajmëruar në një postim në InstaStory.

Young Zerka

Reperi Young Zerka është munduar t’i qëndrojë sa më pranë të prekurve nga tërmeti, duke i vizituar dhe duke u kujdesur që ata të marrin ndihmat më të domosdoshme.

Vetë reperi ndau momente me ndjekësit në Instagram, duke i bërë të gjithëve thirrje për ndihmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN