MENU
klinika

Foto

Njihuni me partizanen që “çmendi” majorin britanik gjatë luftës

01.12.2019 - 07:14

Gjatë luftës në Shqipëri morën pjesë dhjetëra oficerë britanik të cilët kishin për detyrë të ndihmon grupet guerrile për të luftuar gjermanët.

Mes tyre kishte edhe personalitete të veçantë. Një prej tyre ishte edhe Bill Tillman, i cili shërbeu në Shqipëri kryesisht 1 vit në jug të vendit. Ai do të vendosej në fshatin Sheper të Gjirokastrës.

Image result for FOTO/ Njihuni me partizanen që “çmendi” majorin britanik gjatë luftës

Por Tillman nuk ishte si gjithë të tjerët. Ai zgjodhi Shqipërinë për të shërbyer për shkak se ishte vend malor dhe Tillman ishte një alpinist dhe eksplorues i rrallë. Banorët tregojnë se çdo mëngjes herët ai i ngjitej malit në këmbë dhe kthehej, dhe kjo i habiste shqiptarët për ecjen kot të Majorit Britanik. Por qëllimi i tij ishte mbatja e trupit në formë. Bill Tillman konsiderohet si ekploratori më i madh i shekullit të kaluar dhe për të janë shkruar mjaft libra dhe dokumentarë.

Ai vdiq në moshë të thyer në një barkë në mes të oqeanit ku për fatin e tij nuk u mor vesh kurrë. Një vdekje tipike për shpirtin e tij ekplorator që nuk ka majë të botës pa u ngjitur dhe oqean pa kaluar. Sot në fshatin Sheper të Gjirokastrës, shkolla fillore e fshatit mban emrin e Till Tillmanit.

Por gjatë qendrimit në Shqipëri, Tillman ka lënë raporte dhe fotografi mjaft mbresëlënëse. Në disa mes tyre dallohet një vajzë partizane e cila luftonte në Brigadën e dytë në zonën e jugut, kryesisht në Gjirokastër. Ajo është fotografuar disa herë nga Tillman, diçka që ai nuk e ka bërë me askënd tjetër. Vajza e hijshme shqiptare, edhe me pse me këpucë të shqyera dhe pallto burrash, duket se ka lënë mbresa të veçanta tek Majori britanik Tillman. Emri i vajzës partizane nuk behët i ditur dhe Tillman nuk do e shënonte emrin e saj në fotografitë që i ka bërë. Edhe pse mes luftës dhe e shkujdesur, sharmi i saj është vërtet mbresëlënës.