MENU
klinika

Reagon Mustafa

“Nuk do të shkëmbejmë ministritë si territoret”

26.12.2019 - 13:57

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja do t’ia jap një ministri Lëvizjes Vetëvendosje në kohën kur ata do t’ia japin mbështetjen për president pas një viti e gjysmë.

Megjithatë i pyetur specifikisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e kërkon Lëvizja Vetëvendosje si shkëmbim për mbështetjen për postin e presidentit, Mustafa ka thënë se sa i përket çështjes së ndarjeve të ministrive janë marrë vesh një herë, dhe se një kërkesë e tillë e LVV-së është kërkesë për zhbërjen e marrëveshjes së arritur më parë.

“Si përket propozimit të fundit , ne e konsiderojmë këtë që ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen e bërë më parë. Të cilën praktikisht e kemi përmbyllë , sepse marrëveshjen për ndarjen e ministrive e kemi përmbyllë. Ata e kanë thënë të parët që e kanë pranuar atë marrëveshje dhe ata e kanë pranuar atë marrëveshje dhe kanë pranuar kriteret për ndarje”– ka thënë kreu i LDK-së pas një mbledhje që ka pasur me Kryesinë e partisë.

Ndër të tjera Mustafa një kërkesën për MPB-në e ka cilësuar si kërkesë për pazar.

“Dhe ne kemi konsideruar që s’kemi arsye të kthehemi e të bëjmë pazare e kombinime. Këto pazare na janë adresuar neve, por po shihet që s’janë tonat”– ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Tutje ai ka thënë se vetmja çështje për të cilën nuk është arritur pajtim është posti i presidentit.

“Na mbetet të gjejmë zgjidhje për presidentin, sepse për tjerat jemi marrë vesh, dhe ska nevojë të bëjmë një hap para dhe dy mbrapa”- ka thënë tutje Mustafa.

Sipas kreut të LDK-së nuk mund të shkëmbehen ministritë sikurse territoret.

“Nuk do të shkëmbejmë ministritë si territoret”– ka thënë ish-kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti