MENU
klinika

Nga VOA

“Olsian Çelës nuk ju desh të përfitonte nga kjo klauzolë”

05.12.2019 - 20:36

Në Shqipëri parlamenti zgjodhi sot prokurorin e ri të përgjithshëm, duke votuar në mbështetje të kandidatit Olsian Çela.

Menjëherë pas votimit zoti Çela bëri betimin në sallë. Ai ishte i pari në listën me tre kandidatë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar parlamentit. Ligji parashikon që në rast se një kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht zgjidhet në detyrë, i pari i listës. Por zotit Çela nuk ju desh të përfitonte nga kjo klauzolë, pasi ai mori mbështetjen e 101 deputetëve.

Aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zoti Çela ishte në garë me kryeprokuroren Arta Marku e zgjedhur gati 2 vjet më parë me një mandate të përkohshëm, dhe me prokuroren e Apelit Fatjona Memçaj. Dy kandidatet në garë për drejtimin e Prokurorisë morrën respektivisht 11 dhe dhe 8 vota pro.

Zgjedhja e zoti Çela u përshëndet menjëherë nga delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë. Në një postim në Twitter, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian Luigi Soreca shkruajti se “ne e mirëpresim zgjedhjet nga Parlamenti të zotit Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm”.

Zoti Soreca përshëndeti dhe hedhjen e shortit për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e cila u bë në zyrat e Presidentit të Republikës, ndërsa në theksoi më tej se “zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit”./VOA